LIFESTYLE, 10 Tetor 2018, 12:53

Rita Ora një damë e vërtetë në ‘American Music Awards’

Rita Ora ka qenë mbrëmë e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘AMA’.

Këngëtarja shqiptare ka arritur edhe një herë të jetë në listën e të veshurave më bukur në ceremonitë ndërkombëtare.

Edhe në Amerikë, Rita ka marrë vëmendjen me fustanin dhe dukjen e saj.

Përveç që ka parakaluar në tepihun e kuq, artistja edhe është ngjitur në skenë për të ndarë një çmim.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët e muzikës në Amerikë kanë marrë pjesë edhe dy shqiptaret tjera, Bebe Rexha e Dua Lipa

Rita vazhdimisht po tenton të hyjë suksesshëm në tregun muzikor amerikan, e duket se me albumin që në nëntor do të publikojë për tregun ndërkombëtar, më në fund do ta arrijë këtë gjë.