LIFESTYLE, 8 Tetor 2018, 11:05

'Kur bën dhe ajo Xhensila, burrin katunar', ja si përgjigjet këngëtarja kur i shajnë Besin

Këngëtarja e talentuar Xhensila Myrtezaj është shkëputur përkohësisht nga muzika për tu kujdesur për vajzën e sapolindur, Ajkën, ndërsa bashkëshorti Bes Kallaku vazhdon në botën e humorit.

Së fundmi Besi ka nisur spektaklin “Be Coffe” së bashku me aktorin e humorit Erion Isain, dhe aktorin tjetër, Olsi Bylyku. Por ky i fundit gjatë transmetimit të spektaklit ditën e sotme ka përmendur dhe Xhensilën.

Kur bën dhe ajo Xhensila, burrin katunar, këndon si të jetë goca e Sabri Fejzullahut”, është shprehur Olsi, ndërsa Xhensila e ka publikuar videon në Instagram.

O jooo”, shkruan Xhensila, teksa qesh me batutën e Olsit.

Këngëtarja ka një raport miqësor me humoristët, prandaj fjalët e mësipërme janë thjesht një shaka. TPZ.AL