TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumë prej jush mund t`i kujtojnë fare mirë kasetat me shirita që dëgjoheshin gjerësisht. Madje, disa i ruajnë me fanatizëm edhe sot, siç ka bërë një fans i Bleonës. Këngëtarja ka postuar dy foto, të cilat ia ka dërguar fansi, në njërën prej tyre duket kaseta me këngët e albumit të saj të parë të titulluar “Kam qejfin tim”.
Ndërsa në foton tjetër shfaqet Bleona në kopertinën e albumit të vitit 1998 me flokët onde me volum dhe me një fustan të bardhë të shkurtër. Edhe pse kanë kaluar 20 vite, këngëtarja vazhdon të duket më e bukur se kurrë.
“Dhe në 2018-ën, vjen kjo”, ka shkruar Bleona më pas duke postuar një foto nga kënga e saj “Monster” që pritet të publikohet këto ditë, si për të theksuar sa gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë.
