LIFESTYLE, 9 Tetor 2018, 11:08

Kejvina Kthjella i shuan kureshtjen komentuesit dhe tregon hapur se cili deputet ia ka blerë makinën!

Kejvina Kthjella është kthyer ndër personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Velina e “Xing me Ermali” ka bërë për vete të gjithë teleshikuesit me pamjen e saj të ëmbël dhe fytyrën e çiltër. Ditën e sotme, ajo publikoi një foto në “Instagram”, teksa pozonte përpara një makine të zezë e veshur me një fustan të zi dhe me çizme me printe gjarpëri.

Mirëpo kurioziteti i fansave të saj në lidhje me foton, lidhej pikërisht me faktin se nga cili person e kishte dhuratë velina makinën.

“Kush deputet ta ka blerë makinën?” – e pyet ndjekësi.

Dhe plot humor, Kejvina Kthjella nuk e ka lënë pa përgjigje.

 “Goni” – shkruan velina e “Xing”, duke shkaktuar të qeshura në rrjet.