LIFESTYLE, 9 Tetor 2018, 11:04

Valbona Selimllari poston foto me të bijën dhe vogëlushja është një kopje e saj

Edhe pse kanë kaluar dekada që prej ditës kur ajo u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë, ka diçka që mund ta themi pa drojë: Valbona Selimllari është një vajzat më të bukura shqiptare. Gjithnjë ka preferuar që jetën private ta ndajë nga ajo publike, ku puna dhe angazhimet në televizion i marrin pjesën më të madhe të kohës, por edhe ajo si të gjitha mamatë e tjera të famshme na tregon gjënë pa të cilën nuk bën dot, fëmijët e saj.

Përgjithësisht, daljet e saj me tre fëmijët kanë qenë të rralla, por kohët e fundit Valbona duket se e ka thyer bindshëm këtë pakt me veten, duke na njohur me tre fëmijët e saj. Sot, ajo na e ka zbukuruar edhe më shumë ditën, duke postuar në instagram një foto me Vivian, vajzën e saj bukuroshe.

Dhe le ta pranojmë që, e vogla ka trashëguar gjenet e arta të së ëmës, pasi është një kopje identike e saj!  Neve na ka mahnitur ngjashmëria e madhe mes të dyjave. Po ju?