LIFESTYLE, 8 Tetor 2018, 09:34

“Make America Great Again”, Kanye West mbyll të gjitha rrjetet sociale

“Make America Great Again”, Kanye West mbyll të gjitha rrjetet

Reperi i njohur Kanye West u shfaq para disa ditësh në një emision televiziv me kapele ku shkruhej “Make America Great Again”, ashtu si Trump në fushatën presidenciale. Pas kësaj interviste Kanye ka vendosur të mbylli çdo rrjet social.

Kolegët dhe fansat e kritikuan reperin, kjo e nxiti të merrte vendimin për të fshirë të gjitha adresat në rrjete sociale.

Kanye shprehu mbështetjen për presidentin Trump dhe vizionet e tij lidhur me politikën. Fansat e gjykuan duke i komentuar negativisht dhe duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak, prandaj ka vendosur të heqë dorë për një periudhë.

Madje ai shkroi në një post që duhej shfuqizuar amendamenti i 13-të i kushtetutës i cili e quan skllavërinë krim edhe pse sqaroi me pas se kishte bërë një gabim dhe se nuk donte të thoshte atë.

TPZ.AL