TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një moment nga jeta e fëmijëve në kampet e internimit në Lushnje. Foto e Rudina Demës dhe shoqeve të saj, shkrepur në vitin 1956…
Kjo foto e rrallë e vitit 1956, zbulon nëj copëz nga jeta e fëmijëve shqiptarë në kampet e internimit. Pas largimit nga kampi i Tpelenës, në vitin 1954 shumëca e familjeve të internuara u vendosën në fshatrat e Lushnjes, si: Savër, Grabjan, Gradisht, Plug, etj.
Mes tyre ishte edhe familja e Hysni Demës, një ushtarak karriere i arratisur nga Shqipëria, që në ditrët e para të vendosjes së regjimit komunist. Familja e tij, bashkëshortja dhe pesë fëmijët i “shëtitën” pjesën dërmuese të kampeve për afro gjysëm shekulli.
Ky moment në fotografi tregon nëj ditë në një prej kampeve të internimit në Lushnje, ku duken fëmijët që mbartin kovaat me ujë.
Edhe pse kishin kaluar fëmijëri jashtëzakonisht të vështirë, mes urisë dhe sëmundjeve, në kohën e kampeve me tela me gjemba, tek fmëijët nuk ishte shuar sidoqoftë entuziazmi i moshës.
Ata qeshin në këtë foto, duke dëshmuar se edhe në ato kasolle me baltë, dhe në klimën e kënetave jeta mund të dukej e bukur!
Fotografia i përket një prej vajzave të Hysni Demës, Rudina Dema, e cila që kur ishte foshnje pak muajshe e nisi kalvarin e gjatë të vuajtjeve nëpër kampet e internimit.
Ajo është një dëshmitarë e fortë, e viteve të regjimit komunist. Pas fotografisë me shkrimine saj Rudina kda shkruar në atë kohë:
Kemi dalë në vitin 1956, ditën e bajramit. Shoqet janë: Rudina, Agetina, Elisabeta, Sonja, Shpresa, Bardhylja, Shpresa. E kam kujtim nga të gjithë shoqet e kampit. (kujto.al)