TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rikthehet në skenë, Briseida Shehaj, e cila ishte një nga drejtoreshat më të komentuara të qeverisë Rama.
Opinion. Al shkruan se ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj do të jetë në krye të Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë, një agjenci e cila do të ketë në varësi Hipotekat, ALUIZNI-in dhe ATP-në (Agjencinë e Kthimit të Pronave).
Gjithashtu Opinion.al, shkruan se nga burime të rezervuara ka mësuar se projekti për bashkimin në një institucion të vetëm të këtyre tre institucioneve i është besuar Briseida Shehajt.
Ky projekt i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, i cili merr jetë në muajin qershor, vjen me arsyen për të zgjidhur jo vetëm problemin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, por edhe çështjen e pronës në përgjithësi.
Një ish-punonjëse sporteli e një banke të nivelit të dytë, Briseida Shehaj u shndërrua në njeriun më të rëndësishëm të Tatimeve, në zv.ministre e Ekonomisë dhe së fundi në Drejtore Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), post të cilin ende e mban deri në qershor, në krijimin e institucionit të ri