TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pavarësisht se pas mbarimit të spektaklit “C’est la vie”, Marina Vjollca nuk po shihet me ndonjë projekt të ri në televizion, ajo vazhdon të mbetet një nga moderatoret më të komentuara të showbizz-it shqiptar.
Por jo vetëm në televizion, Marina nuk po shihet më as në rrjete sociale ku prej kohësh po qëndron inaktive, ku një gjë e tillë bëri që të përhapeshin fjalë se ajo është shtatzënë dhe se nuk do që të ekspozojë barkun në rrjete sociale.
Mirëpo ky lajm rezultoi jo i vërtet dhe këtë e vërteton edhe foto e fundit e Marinës e postuar një ditë më parë. Moderatorja më në fund është rikthyer, por këtë herë me një pozë që i ka mahnitur të gjithë.
Marina shfaqet me një fustan me dizenjo të cilin me dorë e ka ngritur paksa dhe me flokët të kapura bisht me gërshetë.
“Hello, Hello”, përshëndet fansat Marina me foton në të cilën ka marrë mijëra komplimenta.