LIFESTYLE, 20 Prill 2018, 13:02

“Asgjë s’do kishte kuptim pa ty!” Miriami do t’ju emocionojë me urimin për ditëlindjen e Albanit

Këngëtari i njohur shqiptar Alban Skënderaj feston sot ditëlindjen. Ai mbush plot 36 vjeç dhe që prej orëve të para të mëngjesit ka pritur urime pa fund nga fansat në profilin e tij në Instagram.

Por urimi më i veçantë mban emrin e bashkëshortes së tij, Miriam Cani, e cila ka shkruar disa fjalë mjaft prekëse. Ajo i shpreh dashurinë përjetësisht “jetës së saj”, ndërsa tregon arsyen se pse Albani është sot një mashkull i suksesshëm:

“Të jesh i suksesshëm në profesion është arritje e madhe por jo sekreti i lumturisë.

Të jesh i suksesshëm si NJERI dhe në familje është bekimi i vërtetë në jetë.

Ti ke ditur gjithmonë t’i japësh gjithçkaje rëndësinë e vet.

Gëzuar ditëlindjen jeta ime.

Ameli dhe unë do të të duam përjetësisht dhe asgjë s’do kishte kuptim pa ty”.