LIFESTYLE, 20 Prill 2018, 12:12

Zayn Malik dhe Gigi Hadid kapen mat! Pas ndarjes rikthehen përsëri bashkë?

Dyshja e njohur, Zayn Malik dhe Gigi Hadid mund të jenë rikthyer përsëri bashkë. Këto aludime nisën pasi ditën e mërkurë Zayn u pa pranë apartamentit të Gigi-t në New York.

Por nuk përfundon këtu, pasi 25-vjeçari u rikthye në apartamentin e tij të enjten në mëngjes dhe mbante të veshura të njëjtat rroba. Pikërisht ky detaj i nxiti të gjithë të mendojnë se me shumë mundësi Zayn ka fjetur nga Gigi.

Jo vetëm kaq, por pak pasi Zayn u largua, Gigi pëlqeu një nga fotot e tij në Instagram, çka na bëri të dyshojmë se ata i kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre dhe  me shumë mundësi janë rikthyer bashkë.

Zayn na befasoi të gjithëve teksa në 13 mars dha lajmin e ndarjes nëpërmjet një postimi në Instagram. Dyshja e njohur ka pasur një lidhje 2-vjeçare dhe kanë qenë një ndër çiftet më të dashura për publikun.