LIFESTYLE, 21 Prill 2018, 10:10

Lori Hoxha bën xing me të njëjtën veshje me të motrën, pretendon se i ka vjedhur stilin

Ato janë motrat më cool të showbiz-it shqiptar! Jo vetëm pse janë trashëgimtaret e pasura të Top Channel, më shumë ato janë të dashura për publikun, pikërisht për profilin e veçantë që kanë përshfaqur ndër vite përmes fotosh, videosh dhe episodesh mbresëlënëse. Mbi të gjitha ato janë motrat e famshme, për vet raportin special që ndajnë me njëra-tjetrën, gjë të cilën nuk e kanë fshehur nga sytë e të gjithëve që i ndjekin plot kureshti përmes rrjeteve sociale apo në daljet e ndryshme publike.

Lori dhe Sara, pa asnjë dyshim janë motrat protagoniste të familjes Hoxha, pasi ato kanë zgjedhur që të jenë shpesh në fokus të mediave, duke mos ruajtur kësisoj një profil diskret siç mund të kenë motra apo vëllai i tyre tjetër i tyre. Ato njihen edhe për stilin shumë elegant në veshjeve, me shumë gusto, me gjetje selektive dhe detaje që i bëjnë të pagabueshme në gjithçka zgjedhin në look-un e përditshmërisë, apo në evente të ndryshme ku janë të ftuara.

Kështu, mbrëmjen e djeshme motrat Hoxha si prag fundjave kanë vendosur të shijojnë një darkë jashtë shtëpisë. Por, "çudia" ka ndodhur sapo janë takuar! Siç duket Lori është habitur sapo ka parë të motrën e cila kish zgjedhur për të veshur një bluzë të Fendi, me inicialet e kësaj marke të materializuara në dizenjon e bluzës, që janë kthyer në trendin e momentit për veshjet e këtij sezoni. Edhe Lori, kish preferuar të vishte të njëjtën markë me të njëjtën dizenjo, vetëm në nuancë bardhë e zi.

Pavarësisht këtij xing-u të këndshëm, motrat Hoxha duken shumë bukur me veshjet që kanë zgjedhur për të shijuar mbrëmë një night out!