TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nevina Shylla është një ndër vajzat më simpatike në ekranin shqiptar. Së fundmi ajo është komentuar shumë dhe shkak për këtë është bërë pikërisht zëvendësimi i saj me Florjana Garon në emision “Jo vetëm modë”.
E ftuar në emisionin “In Style” në IN Tv, moderatorja është pyetur nga Sara lidhur me marrëdhëniet që ka me ish-moderatorën e “Jo vetëm modë”, por edhe me risitë që ka sjell Nevina.
Moderatorja u shpreh se ndryshimi që u bë ishte një ndryshim i drejtë i cili ka sjellë një frymë të re duke zënë vendin e saj në “Jo vetëm modë” dhe jo vendin e Florianës.
Ndërsa lidhur me marrëdhënien e saj me Florianën, Nevina është shprehur se me Florianën ka pasur një miqësi të mëparshme, jo një miqësi e ngushtë, por një njohje dhe një marrëdhënie korrekte.