LIFESTYLE, 20 Prill 2018, 20:19

Është zyrtare: E famshmja shqiptare me flokët më të bukur është…

Nuk kishte fare nevojë për diskutime.

Argjentina Ramosaj është e njohura shqiptare që të gjitha femrat e kanë zili për flokët e bukur.

Në sondazhin e organizuar nga Iconstyle.al një ditë më parë, lexuesit patën mundësinë të votonin mes 12 figurave të njohura të artit dhe skenës.

Argjentina triumfoi me flokët e saj të gjatë, të dendur me fije bjonde, duke marrë plot 225 vota. Këngëtarja ishte shumë larg nga vendi i dytë, duke siguruar bindshëm cilësimin si “e famshmja shqiptare me flokët më të bukur”.

Argjentina ndiqej pas nga Enca Haxhia (91 vota), e cila ka vetëm dy ditë që ka lyer flokët për herë të parë dhe i ka mahnitur të gjithë me rezultatin.

Në vendin e tretë renditej Beatrix Ramosaj (73 vota) me flokët e gjatë ombre me nuanca të lehta në majra.

Ndërkohë më pak e votuara ka qenë moderatorja Alketa Vejsiu, look-u i ri i së cilës duket se nuk pati shumë sukses, ose ne shqiptarët vijojmë ende të jemi të fiksuar pas flokut të gjatë.