TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ngjarje kriminale kanë ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Tiranë. Nga burimet mësohet se fillimisht është vjedhur në Domje një automjet.
Nga raportimet paraprake mësohet se katër persona të maskuar dhe me leva në duar kanë vjedhur një BMË me targa AA 880 HS në Domje, mjet i cili i përket një shoqërie private.
Pas grabitjes së mjetit, grabitësit janë drejtuar për nga Rinasi dhe mendohet se kanë ikur në Fushë-Krujë.
Ndërkohë, në një nga rrugët më të populluara të Tiranës, në Rrugën e Durrësit është vjedhur një dyqan në pronësi të O. Ymerit, ku janë vjedhur 15 palë këpucë.
Për dy ngjarjet ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia.