AKTUALITET, 18 Mars 2019, 13:28

Rihapet dosja “Hajdari”, gjykata pranon kërkesën e Izet Haxhisë

Rihapet dosja “Hajdari”, gjykata pranon kërkesën e Izet

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë, për rihapjen e shqyrtimit të çështjes “Hajdari”.

Gjykata e Apelit e ka marrë vendimin me arsyetimin se Izet Haxhisë i është mohuar e drejta për t’u mbrojtur. Çështja pritet të rigjykohet në shkallën e parë.

Ish truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, ishte dënuar me 25 vite burg në mungesë, për vrasjen e ish deputetit demokrat, Azem Hajdari.

Haxhia jetoi në Turqi në arrati dhe u ekstradua në Shqipëri, në vitin 2018, ku kërkoi rihapjen e çështjes "Hajdari", me pretendimin se procesi ndaj tij është manipuluar.