TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditët e fundit, bashkë me të motrën Erën dhe bashkëshortin Robertin ata kanë qenë të ftuarit special për të performuar në një nga night club-et më të njohura të Dubait. Dhe pasi kanë dhuruar spektakël me hitet dhe muzikën e tyre, treshja e famshme nuk ka hezituar që të marrë më të mirën prej këtyre ditëve të qëndrimit atje. Fillimisht, ka qenë Roberti i cili ka postuar herë pas here foto gjatë ushtrimeve në palestër, në ambientet e hotelit luksoz ku po qëndrojnë, pasi dihet se sporti është një nga angazhimet e preferuara të tij. Më pas, ka qenë Era, e cila ka vendosur të bëj disa ditë plazh në një nga destinacionet më IN të çdo periudhe të vitit, ndërsa tani është radha e Norës.
Këngëtarja e njohur ka postuar në instagram foto ku shfaqet me rroba banje në nuancë të kuqe, të cilat ekspozojnë një trup tejet të tonifikuar. Duket rezultati i stërvitjes së vazhdueshme në palestër dhe regjimit të përzgjedhur ushqimor. Nora përveçse ka startuar sezonin e plazhit për këtë vit, i ka ngritur edhe më shumë temperaturat me këto foto të fundit.