TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë të enjte po zhvillohet në GJKKO seanca e radhës ndaj ish presidentit Ilir Meta dhe ish bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
I pranishëm është edhe njëri nga prokurorët e çështjes, Sotir Kllapi.
Në seancën e kaluar, Kryemadhi kërkoi shpalljen të pavlefshme të akteve hetimore, si edhe të sekuestrimit të telefonit të saj celular.
Sipas mbrojtjes, për këtë veprim hetimor duhej të ishte marrë më parë autorizim nga Kuvendi, pasi në kohën e sekuestrimit ajo ushtronte mandatin e deputetes. Gjatë seancës së sotme, SPAK pritet të paraqesë qëndrimin e tij lidhur me këto pretendime.
Edhe Ilir Meta ka kundërshtuar vlefshmërinë e një sërë aktesh hetimore. Mbrojtja e tij ka vënë në pikëpyetje përdorimin si provë të komunikimeve të nxjerra nga telefoni i biznesmenit Kastriot Ismailaj, ku përfshihet edhe mesazhi me përmbajtje: “nesër më duhen patjetër 200 mijë”.
Sipas Metës, nuk është provuar në asnjë moment se ai ka qenë dërguesi i këtij mesazhi, ndaj komunikimi nuk mund të konsiderohet provë.
Ndërkohë, gjatë seancës së sotme, Meta i paraqiti gjykatës një tjetër kërkesë me shkrim për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, por GJKKO e rrëzoi kërkesën e ish presidentit.
Nga ana tjeter, Monika Kryemadhi vazhdon me kundërshtimet ndaj akuzës, dukë deklaruar se komunikimet janë nxjerrë jashtë kontekstit!
Kryemadhi: E kemi lënë në faqen 46 të akuzës. Jam e detyruar të bëj një analizë shkencore, ku akuza bën interpretime të ndryshme. Nga komunikimi rezulton vetëm kjo fjali: “U firmos dhe u shpërnda te të gjithë ministrat.” Shatku thotë: “Urime.” Sipas akuzës, ky SMS që u shpërnda tek të gjithë ministrat quhet provë. Por kjo gjë nuk u miratua, atëherë akuza nuk duhet të ekzistojë. Ky debat nuk ishte mbi favorizimin e Unifi, siç pretendon akuza, por për kompetencat. Mesazhi i 11 prillit nuk përmban urdhër politik. Përkundrazi, akuza ka shkëputur vetëm një pjesë. Ka komplet nxjerrje nga konteksti.
Në 19 qershor, Shatku çon SMS: “Ke folur gjë me Ëngjëllin?”
Shatku bën një pyetje. A kishte përgjigje nga unë? Se në telefonin tim janë disa Ëngjëlla. A ka kryer hetim akuza se kush është Ëngjëlli dhe a ka folur Kryemadhi me të? Akuza pretendon se më vonë Ëngjëll Zeqo më nis raport.
Më tej, akuza i referohet komunikimeve mes Shatkut dhe Darien Faber.
Kryemadhi: Të gjithë thonë: “Të kishim shkopin magjik”, po faktikisht shkopin magjik e kishin ca të tjerë. Dokumentet mbështesin tezën se Ardian Shatku e ndiqte vetë komunikimin me investitorët.
Kryemadhi: Askund nuk rezulton një mesazh: “Bëje se do të jap para, bëje se të shkarkova, bëje se të vrava.”