AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 12:54

Rëndohet bilanci, shkon në 32 numri i viktimave nga tërmeti

Rëndohet bilanci, shkon në 32 numri i viktimave nga tërmeti


32 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.