TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ledri Vula ka njoftuar se ofron ndihmë për banorët e prekur nga tërmetet.
Reperi dhe familja e tij kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre për t’u ardhur sado pak në ndihmë familjeve të prekura.
Ledri njofton se në shtëpinë e tij ka vend për 10 persona dhe 3-4 fëmijë.
“Nuk je vetëm”, shkruan reperi në njoftimin e tij.
Solidariteti i të gjithë artistëve ka qenë i madh, në të dy anët e kufirit me Kosovën, në mënyrë që të pakësohet sadopak dhimbja e të prekurve nga tërmeti.
