TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me dy golat e realizuar kundër Argjentinës, mesfushori i Francës, Kilian Mbape jo u zgjodh nga FIFA si “Lojtari më i mirë” i ndeshjes Francë-Argjentinë, por ai u bë lojtari i dytë “adoleshent” (teenager) pas legjendës Pele, që shënon dy gola brenda një ndeshje në raundin me eliminim direkt.
"Jam shumë i lumtur dhe është kënaqësi të jem adoleshent i dytë (për të shënuar dy herë në raundin me eliminim direkt) pas Pele por le t'i vendosim gjërat në kontekst: Pele është një tjetër kategori, por është mirë të jesh në mesin e këtyre njerëzve.
"Siç e kam thënë gjithmonë dhe gjithmonë, në një Kampionat Botëror ju keni të gjithë lojtarët e nivelit të lartë, kështu që është një mundësi për të treguar se çfarë mund të bëni dhe cilat janë aftësitë tuaja. Nuk ka vend më të mirë se një Kupë e Botës", tha Mbape për FIFA.com.
/TPZ.AL/