TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka falënderuar autorin e golit të djeshëm për Belgjikën në ndeshjen me Anglinë, Adnan Januzaj.
“Një falënderim i madh për Adnan Januzaj i cili shënoi golin e fitore dje në Botëror për Belgjikën”, ka shkruar aktori në një postim në rrjetet sociale.
Por jo vetëm kaq. Van Damme, i cili në një pjesë të filmave luan edhe me aktorë shqiptarë, ka bërë shqiponjën me duar, gjest i diskutuar shumë kohët e fundit.
Van Damme është me prejardhje nga Belgjika dhe një pjesë e miqve të tij janë shqiptarë që jetojnë në SHBA. Njëri ndër ta është Pjeter Mallota, aktor dhe producent i filmave aksion.