TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-presidenti i federatës italiane të futbollit, Karlo Tavekio, dha një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Ai foli në lidhje me dështimin e Italisë, por dhe zgjedhjet për trajnerin e asaj kohe, Venturën. Aspak i lumtur dhe me pishmane, Tavekio i bën gjërat e qarta.
“Marçelo Lipi do bënte drejtorin teknik dhe kërkonte patjetër Venturën. Unë doja Donadonin, por Bolonja refuzoi. Si alternativë, kishim në plan De Biazin, por Federata Shqiptare m’u përgjërua që të mos ua rrëmbeja trajnerin. Konte? Merrte 4 milionë dhe kërkonte 6.5. Ndoshta me pak sforcim e mbanim, i nxirrnim me ndonjë miqësore ato para, por a ishte e drejtë ta paguanim aq shumë, me para që mund t’i investonim te sektori i të rinjve?”.
Kuriozitet për Balotelin dhe Insinjen: “Ventura më tha që Balotelin nuk e donin disa lojtarë, kishin vendosur veton. Edhe për Insinjen mendoja se duhej të luante në ndeshjen e fundit, sepse do ishin mijëra napolitanë në stadium për të, por nuk e detyroja dot Venturën ta hidhte në fushë”.