Janë detajet ato që bëjnë diferencën, mbi të gjitha kur është në lojë një nga rivalitetet më të mëdha sportive kontemporane, ajo mes Lionel Messit e Cristiano Ronaldos. Dy yjet e futbollit Botëror po përpiqen të shkruajnë emrin e tyre në Rusi 2018 e ndërkohë dikush ka menduar të kthejë fytyrat e kampionëve në vepra arti.
Artisti rus Dmitry Chalov kishte menduar për portugezin ti dedikonte një murales, por pasi Argjentina dhe kampioni i saj u akomoduan në Kazan, ishte e drejtë që Pleshtit ti jepej mirëseardhja e duhur. Atëherë, ja ku shfaqet menjëherë murali i Lionel, që mënyrë që argjentinasi të mos ndihej në siklet sa herë të hapte dritaren e hotelit dhe të shihte fytyrën e armikut të përjetshëm.
Në mbështetje të Messi është vënë një skuadër, jo ajo Albiceleste por e atyre që vizatuan fytyrën e argjentinasit në pallatin përballë: 1-1 dhe topi në mes të fushës.