SPORT, 30 Qershor 2018, 13:38

“Aktoret” akuzatore ta shpifin

“Aktoret” akuzatore ta shpifin

Ne kete kohe “shitblerjesh” te qendrimeve publike si ne tregun e gjese se gjalle, dua te kujtoj qe une keshilltari bashkiak 30 vjecar ne Tirane i kam anulluar me vendim gjykate 6 mandate Erion Veliajt duke e kaluar keshtu PS ne minorance brenda Keshillit Bashkiak Tirane dhe kam nisur i vetem procedurat per anullimin e rritjes se cmimit te ujit ne Tirane.

Keta flamurtaret e “rezistences” kunder Veliajt sot, dje mua ose me kane kerkuar te mos coja padite ne gjykate, ose me kane akuzuar si te blere nga Rama dhe Veliaj, ose ne rastin me te mire, kane fshire lajmin per opoziten time modeste, ndonjehere dhe krejt vetijake, ndaj Veliajt.

Personalisht jam deshmitar qe Veliaj perpiqet te bleje dhe korruptoje gjithcka dhe gjithkend ne kete qytet, ndaj nuk habitem qe mund te beje cdo gje per te vjedhur edhe truallin e teatrit kombetar, por me vjen per te vjelle kur aktoret sot i akuzojne disa “aktore” te politikes dhe medias qe Veliaj i ka futur dhe nxjerre nga xhepi i tij sa here i jane dashur dhe sa here ka cuar veshjet ne “pastrim kimik”.

Ju qe dje shitet edhe shpirtin, smund te pastroheni sot duke akuzuar te ngjashmit tuaj. Ata ne rastin me te keq, jane thjeshte si ju, “aktore” qe luani teater me interesin publik.