AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 19:03

U kapën me 125 kg drogë, ja kush janë të arrestuarit. Emrat

Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar në Igumenicë për trafik droge, mbrëmjen e djeshme.

Panorama mëson se personat e vënë në pranga janë:

  1. Ilia Myrtaj, 22-vjeç, lindur në Fier;
  2. Xhuljano Haruni, 24-vjeç, lindur në Sarande;
  3. Klaudio Pepa, 24-vjeç, lindur në Lushnje;
  4. Albano Hadaj, 23-vjeç, lindur në Përmet;
  5. Anton Daka, 22-vjeç, lindur në Shkodër;
  6. Klaudio Dervishanji, 21-vjeç, lindur në Gjirokastër;
  7. Gramoz Muhollari, 26-vjeç, lindur në Përmet.

***

“Të organizuar mirë”/ Kapen me 125 kg drogë, 7 shqiptarë në pranga, 1 prej tyre…

Jane kapur ne kufirin greko-shqiptar 125 kg marijuane, ndersa ne pranga kane rene 7 shqiptare. Policia greke ka pikasur mbreme ne darke nje grup prej 7 personash qe po kalonte ne kembe kufirin (6 bashke dhe 1 kontrollonte rrugen), 6 prej te cileve mbanin ne krahe nga nje cante.

Nderhyrja e policise zbuloi se ne 6 cantat ndodheshin 111 pako me 124 kg 790 gram marijuane. Policia ka arrestuar 7 shqiptaret te moshes 21, 22, 22, 23, 24, 24 dhe 26-vjec. Nje nga 22-vjecaret rezulton i kerkuar ne Greqi, i denuar ne Lamia me 6 muaj burg per vjedhje dhe ndalij hyrje ne Greqi.17386ad8-7259-437b-b87b-92e38b021be6

Gjithashtu jane sekuestruar edhe 4 celulare.

Prej fillimit te vitit e deri sot, ne Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janine, Athine, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8.6 ton marijuane qe vinte nga Shqiperia.