AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 19:49

“Xhisielën duan ta nxjerrin me probleme mendore”, thirrja e Shehajt: Duan të mbyllin skandalin. Të protestojmë nesër!

“Xhisielën duan ta nxjerrin me probleme mendore”, thirrja e

Deputeti demokrat Agron Shehaj, bazuar në burimet e tij, shkruan se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Xhisiela Malokun, vajzën e dhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja, në raportin e hetuesve e kanë nxjerrë me probleme mendore. E gjitha kjo, sipas Shehajt, që dëshmia e Xhisielës të rrëzohet.

Në një reagim në Facebook, deputeti demokrat i Vlorës, shprehet se do i bashkohet protestës së shoqërisë civile ditën e nesërme si dhe u bën thirrje të gjithëve të mbrojnë Xhisielën.

Reagimi i plotë i Agron Shehajt:

Burime të besueshme informojnë se mbi vajzën e dhunuar, me urdhër të Edi Ramës, hetuesit kanë bërë një raport duke e nxjerrë me probleme mendore, me haluçinacione, në mënyrë që dëshmia e saj të rrëzohet.

Ky skenar kriminal po bëhet për të mbyllur skandalin e torturimit të një vajzë jetime dhe përfshirjes direkte të Taulant Ballës, krahut të djathtë të Edi Ramës.

Nuk u mjaftuan me fshehjen e krimit, as me faktin që e nxorrën në media për ta poshtëruar, por tani duan ta shkatërrojnë plotësisht duke e nxjerrë të çmendur.

Ndaj, unë do t’i bashkohem protestës së shoqërisë civile dhe ju ftoj të jemi të gjithë në mbrojtje të saj, të hënën, në orën 17.30, përballë Kryeministrisë.