TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama që iu deshën 3 ditë për të thënë fjalëln e parë për Xhisiela Malokun, tashmë nuk ndalet së komentuari këtë çështje. Ishte i menjëhershëm reagimi pas arrestimit të Rrexhep Rrajës duke bërë akuza për opozitën që po e shigjeton mbrojtjen që iu bë deputetit socialist.
“Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë,ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund? #eGjithëVëmendjapërVajzën” – shkroi në Twitter.
Nuk u ndal me kaq. Gjatë mbrëmjes së ktë dielës gjeti prapë kohë për Xhisielën. Rama u i është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Demokratike që insistonin në faktin se kryeministri i vendit po tenton të mbyllë me një shoë rastin e dhunës së ushtruar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.
Përmes një tjetër postimi në Twitter, kryeministri i ka cilësuar akuzat e PD-së si një sjellje prej klouni.
“E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar?Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë. Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë?Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin #eGjithëVëmendjapërVajzën” – shkruan kreu i qeverisë.
Kujtojmë se arrestimi i Rexhep Rrajës u bë këtë të diel nga policia në zonën e Rinasit, atje dhe ku ndodhej i riu. Për tu vënë në dukje është fakti se policia e ka arrestuar të riun nën akuzën e përndjekjes së vajzës por jo për dhunë fizike ndaj saj, në një kohë ku sipas ekspertizës së kryer mbi Xhisiela Malokun, kishte shenja të dukshme të dhunës, e madje dhe djegie cigareje. /LAPSI.al