AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 18:55

“Kryeministri e quajti Nuhun horr”, deputeti demokrat: Kjo është banda qe duhet shporrur

“Kryeministri e quajti Nuhun horr”, deputeti demokrat: Kjo

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi kujton se kryeministri Edi Rama e quajti horr dhe kërcënoi oficerin e policisë së Krujës Emiliano Nuhu, pas denoncimit të këtij të fundit se është kërcënuar me armë në sy të deputetit Rrahman Rrahja dhe Taulant Balla.

Bylykbashi shprehet se “banda që qeveris sot duhet shporrur”.

Statusi i plotë i Oerd Bylykbashi:

I infiltruari‎

Emiliano Nuhu, oficeri i policise kurajoz, i trajnuar nga agjensite e specializuara amerikane per t’u infiltruar dhe shkaterruar ‎bandat dhe organizatat kriminale, duke rrezikuar jeten e tij dhe te familjes se tij.‎

Edi Rama, kryeminister, qe e quan Nuhun “horr” dhe kercenon se do t’i vihet kemba kembes, ka trajnuar nje çete kriminelesh per t’u bere “deputete” te krimit me dhune, presion dhe shitblerje vote dhe per t’i infiltruar ne Parlament.‎