LIFESTYLE, 3 Janar 2018, 16:30

Djali 3 ditë i shtruar në spital, Kim tregon peripecitë

Djali 3 ditë i shtruar në spital, Kim tregon peripecitë
Djali i Kim Kardashian dhe Kanye West nuk ka kaluar aspak bukur gjatë festave të fundvitit.  Ai ka përfunduar në spital, duke kaluar sfida dhe duke i bërë shumë shqetësuese ditët e fundit të vitit të kaluar për familjen e tij. Kim bëri një postim që nuk ka asgjë të përbashkët me ato që jemi mësuar të shohim prej saj. Ajo tregon vështirësitë e këtyre ditëve duke na kujtuar që sido që të duket në foto, edhe ajo kalon vështirësi dhe askush nuk është i paprekshëm. Djali i saj kaloi pneumoni dhe për tre ditë u shtrua në spital:

“I çmuari djali im i vogël është shumë i fortë! Pasi kam kaluar 3 net në spital dhe kam parë fëmijën tim të merrte shumë serume dhe të kapur pas makinave të oksigjenit, mund të them që fundi ynë i vitit ishte sfidues. Pneumonia është kaq e frikshme…”.

https://www.instagram.com/p/BddCMgqFd_Y/