LIFESTYLE, 3 Janar 2018, 15:24

Meghan Markle refuzon shoqërimin nga babai në altar

Meghan Markle refuzon shoqërimin nga babai në altar

Një muaj pasi babai i Meghan Markle tha se ai do të donte të shoqëronte vajzën e tij në altar, thuhet se aktorja 36-vjeçare ka të tjera plane për ditën e saj të madhe.

Sipas “E! News”, Meghan i ka kërkuar nënës së saj që ta shoqërojë atë në vend të babait.

Kjo lëvizje do të ishte një tjetër thyerje e traditës nga Markle, pasi nuset zakonisht shoqërohen në altar nga baballarët e tyre dhe jo nga mamatë. Por zgjedhja e saj nuk na ka habitur, pasi ajo ka folur edhe më parë për dashurinë dhe respektin që kishte për mamanë e saj, e cila u divorcua nga babai i Meghan kur ajo ishte vetëm 6-vjeçe.

“Ne ja kalojmë kaq mirë me njëra-tjetrën, dhe unë gjithmonë gjej kaq shumë mbështetje tek ajo. Ajo është më shumë si shoqe e më pas si mama” është shprehur Meghan më parë.

[gallery ids="49515,49510,49509,49508,49507,49511,49517,49516,49514,49512"]