AKTUALITET, 13 Nëntor 2018, 22:30

Reali bëhet me trajner, Solari firmos për 3 vite

Reali bëhet me trajner, Solari firmos për 3 vite

Santiago Solari firmosi zyrtarisht kontratën me Real Madridin dhe do të mbajë detyrën e trajnerit deri në 2021. Argjentinasi i cili zëvendësoi trajnerin Julen Lopetegui, ka bindur presidentin Florentino Perez se është i duhuri për ta nxjerrë skuadrën nga kriza e rezultateve, shkruan SP.

Për të arritur në ketë përfundim, mjaftuan katër ndeshjet e para, të gjitha të fituara nga “galaktikët”. Në vazhdim, numri 1 i klubit i ofroi ish lojtarit të Realit një kontratë deri në vitin 2021.