AKTUALITET, 26 Maj 2018, 12:47

Gjak dhe shkopinj gome tek Ministria e Brendshme, Basha shkon të qetësojë protestuesit

Është tensionuar situata përpara Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit janë përplasur me kordonin e policisë teksa nuk kanë munguar as sendet e forta.

Duke qëlluar me gurë, shkopinj, tymuese dhe çdo send të fortë, qindra protestues kanë rrethuar godinën dhe janë përplasur me policinë dhe forcat e FNSH-së.

Një protestues ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë përtokë, ndërsa është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.

Në foto: Kryeredaktori i RD-së
Në foto: Kryeredaktori i RD-së

 

Ndërkohë, si pasojë e përplasjes nuk ka munguar as gjakosja e protestuesve, e cila fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur rëndë.

Situata është e tensionuar, ndërsa për të qetësuar protestuesit dhe për t’i tërhequr ata nga godina e Ministrisë së Brendshme është dashur ndërhyrja e kreut të PD-së Lulzim Basha dhe deputetëve të tjerë demokratë.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të tërhiqen.