AKTUALITET, 4 Prill 2018, 09:58

Reagon Monika Kryemadhi: Rama dhunoi deputetët, po i vjen fundi!

Reagon Monika Kryemadhi: Rama dhunoi deputetët, po i vjen fundi!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas incidentit në Gjykatën e Tiranës, ku deputetët e PD-së, u konfrontuan me policinë, në një tentativë për tu futur në gjykatë. Kryamdhi shprehet se fundit i pushtetit të Ramës është pranë dhe se partia e saj do të jetë në mbrojtje të qytetarëve.

Postimi i plotë i Kryemadhit: 

Edi Rama, fajtori dhe frikacaku i madh, sot po nënshkruan fillimin e fundit të tij në pushtet.

Nuk është mjaftuar me dhunën sistematike ndaj kuksianëve, por sot në mënyrë flagrante ka dhunuar edhe deputetët që ndodhen pranë Gjykatës së Tiranës në mbështetje të protestuesve.

Asgjë nuk i ndal më shqiptarët për të drejtat e tyre!

As blindat dhe policia e Edi Ramës dhe as falangat e tij të pushtetit.

Ne do jemi aty në mbrojtje të qytetarëve dhe të drejtës së tyre.

BETEJA SAPO KA FILLUAR!

/TPZ.AL/