TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nis seanca për vlerësimin e masqës së ndalimti dhe caktimin e masës së arrestit për secilin nga 23 të arrestuarit e datës 1 prill pas protestës në Kalimash, kundër taksës së vendosur për Rrugën e Kombit.
Pas shumë tensionesh dhe përplasjesh para dyerve të gjykatës, gjyqtarja e gatshme ka vendosur të lejojë në sallën e gjyquit gazetarët dhe deputetët e pranishëm.
Madje në disa momente deputeti Flamur Noka, Aldo Bumçi dhe Edmond Spaho, kanë ngritur zërin me punonjësit e policisë.
Ndërkohë avokatët mbrojtës kanë kërkuar largimin e policisë nga salla e gjyqit.
Deputetët e LSI-së dhe të PD-së kishin mbërritur në gjykatë qysh në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë në një reagim PD është shprehur se policia po shkel ligjindhe se deputetët e PD nuk kanë bërë asnjë veprim.
Me megafon është bërë thirrje për respektimin e ligjit./TPZ.AL