AKTUALITET, 4 Prill 2018, 09:38

Basha: Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Ramës

Basha: Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të

Pas situatës së krijuar në Gjykatën Civile të Tiranës ku ka nisur seanca për dhënien e masës së sigurimit për 23 të ndaluarit, ka reaguar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Shefi i kësaj force politike e konsideron të paprecedentë atë se çfarë po ndodh në gjykatë, ku deputetët nuk janë lejuar nga policia të futen në sallë.

"Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel."/TPZ.AL