AKTUALITET, 17 Maj 2020, 09:07

Shembja e Teatrit/ Reagon Europa Nostra: Ditë e trishtuar për Shqipërinë dhe Europën!

Shembja e Teatrit/ Reagon Europa Nostra: Ditë e trishtuar për


Organizata Europa Nostra, që e kishte shpallur Teatrin Kombëtar si një ndër godinat më të rrezikuara në Europë, reagoi me një mesazh pas shembjes së godinës.

“Ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Europë.

Ditë e trishtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Europë.

Herët këtë mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistët e shoqërisë civile dhe nisën shembjen e Teatrit Kombëtar të mbrojtur”, thuhet në mesazh.

Europa Nostra e kishte shpallur Teatrin Kombëtar mes 7 godinave të rrezikuara në Europë dhe kishte ofruar fondet për restaurimin e godinës, por kjo organizatë u sulmuar nga Erion Veliaj dhe u injorua nga pushteti, që e kishte ndarë mendjen për shembjen brutale të Teatrit.

Edi Rama ka arritur të realizojë ëndrrën e tij, që e ruan në sirtar, që prej vitit 1998.  Forca të shumta policie kanë blinduar zonën dhe kanë arrestuar aktorë dhe aktivistë.

Neutralizimi dhe arrestimi i aktivistëve, i ka hapur rrugë shembjes së godinës në mënyrën më brutale të mundshme, rreth orës 04:00 të mëngjesit.

VIDEO: