AKTUALITET, 14 Prill 2020, 15:48

Raportohen 60 viktima të reja nga koronavirusi në Indonezi

Raportohen 60 viktima të reja nga koronavirusi në Indonezi

Indonezia regjistroi sot numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi, pasi rastet e para në vend u raportuan në fillim të muajit të kaluar.

“Numri i vdekjeve nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, u rrit në 459, pasi u raportuan 60 viktima të reja në 24 orët e kaluara”, njoftoi Task Force për Covid-19.

Numri i rasteve të konfirmuara u rrit në 4836, me 282 raste të reja gjatë ditës së kaluar, sipas zëdhënësit të forcave të punës, Achmad Yurianto.