TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët në Facebook ka njoftuar se brenda 24 orëve do të ketë një ofertë për të gjithë ata që punojnë në të zezë dhe marrin guximin të denoncojnë punëdhënësin.
Rama tha se japim një shpërblim financiar, dhe do e ndjekin çështjen deri në fund në mënyrë që të sigurohen nga pronari. Kryeministri ka kërkuar mbështetje nga punëdhënësit në kundërt, siç tha ai do të përballen me ligjin.
“Për fat të keq shumë kush nga ata që e bëjnë këtë pyetje shkojnë deri në sharje. Por punën në të zezë ne e kemi luftuar me të gjitha forcat dhe kemi nxjerrë nga ajo skllavëri një numër të madh. Asnjë vend nuk ka në asnjë paketë ndonjë shumë për ata që punojnë në të zezë, si identifikohesh. Është e pamundur, për këtë arsye informaliteti është një pagë që duhet luftuar çdo ditë.
Unë e kuptoj që janë në vështirësi por duhet të kenë kurajën për të denoncuar. Brenda 24 orëve do të kemi edhe një ofertë të re për të gjithë ata që kanë punuar në të zezë. Do u japim një shpërblim financiar dhe do e ndjekim deri në fund në mënyrë që pronari të njohë të drejtën e tyre. Do kërkojmë nga pronari që të jenë në mbështetje të kësaj nisme në të kundrejt do të përballet me ligjin. Do u kërkojmë pronarëve atë të cilët u ka borxh. Por nuk mund ta bëjmë dot nëse vetëm do të ankoheni. Asnjë shtet uk e bën se është e pazëshme”, tha Rama.
“Jemi në një shifër që prek dhe ndihmon drejtpërdrejtë më shumë se gjysmën e të punësuarve në sektorin privat. Duke filluar nga një pyetje që është e përgjithshme, pyet se ku do të informohet për të marrë pagën: ju lutem përqëndrohuni dhe dëgjoni me vëmendje të gjithë përgjigjet që lidhen me interesin tuaj. Ne duam që kjo pagë 400 mijë lekë të vijë drejpëdrejt te ti, jo nëpërmjet pronarit apo kompanisë. Punonjësit janë përzgjedhur bazuar në listë-pagesat e paraqitura nga kompanitë deri në datën 10, të gjithë ta që figurojnë të larguar dhe të pagaguar javë pas jave në këto lista janë të identifikuar dhe donte duhet vetëm që në momentin që do të hapet faqja përkatëse thjeshtë të konfirmosh”, u shpreh Rama.