AKTUALITET, 14 Prill 2020, 13:36

Arratisja që zgjati vetëm 20 minuta, policia jep detaje rreth tentativës së të burgosurit në Bënçë

Arratisja që zgjati vetëm 20 minuta, policia jep detaje rreth


Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje rreth arratisjes së dështuar të një të burgosuri në burgun e Bënçës në Tepelenë.

Mësohet se Eduard Çakja ka tentuar të largohej nga burgu në orën 12:10 të ditës së sotme, ndërkohë që është kapur 20 minuta me vonë nga policia.

“Rreth orës 12:10 të ditës së sotme, shtetasi E. Ç., banues në Memaliaj, i cili vuante dënimin në IEVP Tepelenë është larguar në drejtim të fshatit Bënçë. Menjëherë është organizuar puna nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për kapjen e këtij shtetasi.

Në orën 12:30 shtetasi i mësipërm është kapur nga punonjësit e Policisë Tepelenë dhe shërbimet e IEVP Tepelenë.”, thuhet në njoftimin e policisë.