AKTUALITET, 7 Maj 2018, 20:26

Ramës ia bëjnë me shenjë të ikë, reagime në sallën e takimit. Qytetarët largohen të gjithë pasi...

Qytetarët e Lezhës të mbledhur në takimin e sotëm me kryeministrin Edi Rama i kanë dashur përgjigjet e problemeve dhe pyetjeve që kanë pasur nga Rama dhe kanë refuzuar të rrinë më gjatë kur shefi i qeverisë u sugjeroi të vijonin diskutimet me ministren Lindita Nikolla.

Pasi Rama tha se ia bënë me shenjë të largohej se duhet të ishte në një intervistë me TV Lezha, kjo ka shkaktuar ovacione në sallë.

qytetari i semure lezhe salla ne lezhe

Njëri prej qytetarëve ka reaguar ashpër dhe Rama i është përgjigjur: Mesa duket e ke problemin me gratë përderisa nuk dëgjon Linditën, kështu nuk ke për të zgjidhur asnjë problem.

“Nëse s’ta mbush mendjen Lindita, unë s’ta rregulloj dot problemin”, i tha Rama.

Më herët, një qytetar tha se ka 4 vjet që pret të bëhet zhdoganimi i një mjeti që i ka sjellë djali nga Italia dhe nuk po e zgjidh dot, ndaj Rama i kërkoi të përdorte platformën Shqiperiaqëduam.al.