AKTUALITET, 7 Maj 2018, 19:04

Transformimi nga makijazhi?! Ja si duket Rasheli pa grim dhe pa filtra

Okej, të gjithë e pranojmë fuqinë e makijazhit, kur jemi të lodhur apo duam të impresionojmë dikë.

Shumë nga personazhet e njohur shqiptarë e kanë pranuar këtë fakt, kur janë pyetur për ndryshimin në imazhin e tyre.

Njëra prej të cilave është edhe ish-velina Rashel Kolaneci. Ajo ka treguar se sekreti i buzëve të saj mishtore qëndron pas vijëzimit të duhur me laps dhe buzëkuqit.

Por faqja e “Instagram”-it, “Vipat e bllokut”, vendosi të tregonte përmes dy fotove ndryshimin e Rashelit, me dhe pa makijazh, apo pa “Photoshop”.

 

Tiparet e saj nuk ndryshojnë shumë, veç syve dhe pavarësisht se në foton e majtë pozon pa makijazh, ajo duket tërheqëse.

Po ju si mendoni?

Burimi: Instagram