AKTUALITET, 7 Maj 2018, 19:58

Artistët në mbrojtje të Teatrit, Ndrenika: Ky është Jerusalemi ynë që duan ta mbysin, por...

Artistët në mbrojtje të Teatrit, Ndrenika: Ky është
Pasditen e sotme, artistë të shumtë u mblodhën serish në një takim per te mbajtur qëndrimin e tyre kundër prishjes se Teatrit Kombëtar.

Gjate fjalës së tij, artisti i madh, Robert Ndrenika u shpreh se ata janë dakord që të diskutojnë të dy variantet, edhe ate te prishjes e mosprishjes, por edhe ate te ndërtimit apo te mos ndërtimit, ndërsa me tej u shpreh se ajo toke per ta është e shenjtë dhe nuk duhet prishur. Pjese nga fjala e Ndrenikes:

“Nuk di të jetë konsultuar. Nje arkitekt me tha ajo që pashë nuk vlen as për teatër të Lezhës, por unë si minimalist e pranova. Duhet të jenë në diskutim edhe prishja edhe ndërtimi, të behët një teater i mirë që të rrojë 500 vjet. Megjithatë unë mendoj që toka e këtij teatri është më e shenjta. Ky është Jerusalemi jonë të cilën duan ta mbysin “kryqëzatat”. Tani për ne që kemi kemi ka 70-80 vjet këtu, nuk është gjynah që të vijnë 3-4 biznesmenë dhe ta marrin e ta shesin këtë tokë?! Kjo nuk ka logjikë. Prandaj në të mbrojmë tokën se kjo është e jona, e komunitetit.