AKTUALITET, 7 Maj 2018, 17:15

Burri vetëvritet me çifte në banesë

Burri vetëvritet me çifte në banesë

Një 69-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në zonën e Kombinatit në Tiranë këtë të diel. Sipas hetimeve paraprake, E.B. është vetëvrarë me çifte.

“Në rrugën ‘Sokrat Mosko’, në banesë, është vetëvrarë me armë gjahu teke, shtetasi E.B., 69 vjeç. Në cilësinë e provës u bllokua arma e gjahut e ndryshkur dhe 1 gëzhojë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim”, njoftoi Policia.