AKTUALITET, 7 Maj 2018, 18:23

Lezhjani "masakron" Ramën për qeverisjen, kryeministri shpërthen në ofendime

Lezhjani "masakron" Ramën për qeverisjen, kryeministri

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Lezhës, në kuadër të aksionit të qverisë, për llogaridhënie.

Mirëpo një prej banorëve të pranishëm në takim, ka patur kritika të shumta për kryeministrin. Ai ka pyetur për premtimin e qeverisë për shëndetësinë falas, premtim ky që nuk u mbajt kurrë. Banori ka adresuar kritika edhe në lidhje me investimet e pakta në bujqësi dhe mungesën e arsimit profesional në fshat.

"Ku është shëndetësia falas? Nuk është falas, madje është shumë e shtrenjte. Vetëm për ty mund të jetë falas kryeministër. Njeriu ka nevojë për shtetin në katër vjet, por shteti ka nevojë për njeriun vetëm një herë në katër vjet", u shpreh ndër të tjera, banori i revoltuar.

Kryeministri Rama, i cili shquhet për reagimet e tij impulsive, nisi një fjalim mallëngjyes për vështirësinë e punës që kryen. Rama u shpreh se punon për njerëzit dhe vendin dhe se puna e tij ka kosto të mëdha. Ai e ka ofenduar personin që e pyeti, duke i thënë se nuk ka aftësi të kuptojë kostot e punës së kryeministrit sepse "nuk ja rrok rradakja".

 "Zotëri nëse unë nuk do mendoja për popullin nuk do merresha më këtë punë. Shumë njerëz mendojnë se kjo punë është qejf i madh. Shumë njerëz mendojnë se kush bën këtë punë, s’ka si ai. Në fakt kjo është një punë që unë e bëj sepse mendoj për njerëzit dhe për vendin.  Kjo punë ka një kosto që ty nuk ta rrok rradakja!  Ka një kosto, familjare, ka një kosto shpirtërore dhe fizike. Është një punë që ka një peshë mbi kokë edhe mbi supe që po nuk e provove nuk e kupton", u shpreh kryeministri.

/TPZ.AL/