AKTUALITET, 7 Maj 2018, 19:16

Alketa Vejsiu përfundon në “Top Channel” dhe pamja e saj e re na bëri të fërkojmë sytë

Alketa Vejsiun prej vitesh e kemi parë duke moderuar disa prej spektakleve më të ndjekura në “TV Klan”. Së fundmi moderatorja e njohur është duke drejtuar spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”, i cili shfaqet çdo të hënë mbrëma.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme Alketa Vejsiu është shfaqur në ekranin e “Top Channel” me një pamje tërësisht të transformuar. Nuk bëhet fjalë konkretisht për Alketën, por për aktoren e “Portokalli”-së Delinda Zhupa, e cila e ka imituar moderatoren në mënyrën më të mirë të mundshme.

Aktorja e humorit solli një version ndryshe të Alketës teksa prezantonte spektaklin “Në kurthin e Piter Pan” dhe në studio ishte i ftuar Robert Aliaj, që në këtë rast imitohej nga aktori Florian Binaj.

 

Gjatë këtij sezoni të “Portokalli”-së janë imituar edhe  shumë personazhe të tjerë të njohur të ekraneve shqiptare, si Rudina Magjistari, Arjan Çani etj.