TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama ka folur për rreth 45 minuata plot temp dhe nerv kundër Ilir Metës që i bllokoi emërimin e ministrit të tij të jashtëm Gent Cakaj. Rama ka fyer, i ka thënë i paditur presidentit dhe i ka përmendur hallet që ai ka. Dukej edhe në fytyrë, siç vërehet në fotot më lart se Rama qe i nevrikosur dhe nuk e ka kapërcyer dot bllokimin. Ai që zakonisht shndërrohet në klloun duke bërë humor në çdo studio televizive, sa herë që Arian Çani bënte ndonjë batutë ia kthente: “Eshtë ështje serioze kjo Çani, duhet të flasim seriozisht”.
Të gjithë ata që e kanë parë me vëmendje nuk e kanë pasur të vështirë të dallojnë nervozizmin e kryeministrit tek Zonë e Lirë megjithëse ai arriti ti shmangë krizat mungesës së frymëmarrjes që ka shfaqur në ditët e tij më të këqia.