AKTUALITET, 11 Janar 2019, 22:03

Rama për studentët që u dhunuan nga policia: Janë çetë e sponsorizuar, bllokojnë mësimin

Rama për studentët që u dhunuan nga policia: Janë

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në "Zonë e Lirë" të Arian Çanit, i ka quajtur studentët e dhunuar ditën e sotme nga policia, "një çetë e sponsorizuar" nga Basha, Kryemadhi dhe Arlind Qori. Sipas Ramës, shumica e studentëve duan të bëjnë mësim, ndërsa këta studentë që bllokojnë universitetin janë thjesht një grusht i vogël me axhendë politike.

"Sot në Shqipëri ka filluar mësimi normalisht përveç në tre fakultete, ku tre gushta studentësh me axhendë politike po bllokojnë mësimin. Marr mesazhe të studentëve dhe prindërve që thonë duam të shkojmë në shkollë por na pengojnë. Cfarë kërkojnë këta? Cfarë duan? Të bëjnë parti politike, të marrin vota dhe pastaj të rrëzojnë ligjin.

Një grusht njerëzish bllokojnë mësimin. Janë ca çeta atje, të sponsorizuar dhe të nxitura nga doktoresha, artisti dhe Kadri Qori".

/TPZ.AL/