AKTUALITET, 11 Janar 2019, 21:33

Rama vazhdon sulmin ndaj Metës: Është angazhuar në krim ndaj diturisë së Gent Cakajt

Rama vazhdon sulmin ndaj Metës: Është angazhuar në krim ndaj

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në "Zonë e Lirë" të Arian Çanit, ka vijuar sulmin ndaj Presidentit të Republikës. Rama ka deklaruar se Meta është angazhuar në një sulm ndaj diturisë dhe pastërtisë, duke iu referuar refuzimit për dekretimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm.

"Ilir Meta është angazhuar në një krim ndaj diturisë dhe pastërtisë.

Është teori konspirative, vulagare dhe anti shqiptare.

Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me Sandër Lleshit, kthimin e ligjeve që nuk ka të drejtë ti kthejë. Kjo sepes Ilir Meta e ka humbur betejën politike. Ilir Meta i humbi zgjedhjen. Ai është president për të garantuar kushtetutën".

I pyetur nëse ka ndërmend të shkarkojë presidentin, Rama u shpreh se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, sepse duhen 2/3 e Kuvendit.

"Shkarkimi i Presidentit kërkon 2/3 e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është logjika që përdor Ilir Meta, mua nuk më shkarkojnë dot dhe unë bëj çfarë të dua. Për turpin e tij dhe duke turpëruar institucionin, kemi një president që del nga shinat e kushtetutës dhe arsyetimit normal, si të jetë kryetar i LSI-së, në ditët e veta më të këqija", u shpreh Rama.

Paraditen e sotme, Presidenti Meta, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka "shpërthyer" ndaj kryeministrit, duke thënë se ai ka shatanzhuar institucionet, opozitën, mediat dhe se ka orkestruar tendera me dokumenta të falsifikuara.

/TPZ.AL/

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2019/01/11/goditja-e-forte-metes-per-ramen-e-etiketon-si-shantazhues-dhe-hajdut/