TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama, është shfajësuar sërish, lidhur me aferën e tenderit të Unazës së Re dhe tenderin e OST, ku kompania "DH Albania" me letra të falsifikuara po grabiste 30 milionë euro nga paratë e shqiptarëve.
Rama tha se qeveria dhe Damian Gjiknuri nuk kanë asnjë lidhje me falsifikimin dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësinë për falsifikime që ndodhin në çdo vend. Rama tha se qeveria ka reaguar menjëherë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.
"Qeveritë, organizatat, komunitetet, familjet, nuk mbajnë përgjegjësi për gjëra që ndodhin për një arsye apo tjetër, por për mënyrën si reagojnë ndaj gjërave. Reagimi ynë dhe i Gjiknurit, tregon se vërtet pati një procedurë të falsifikuar nga një kompani por qeveria mori iniciativën për t’i shkuar deri në fund.
Shyqyr që heton edhe FBI, që të bëhet transparencë e plotë dhe kush është përgjegjës të shkojë aty ku e meriton, por Gjiknuri ka reaguar në mënyrë immediate me partnerët amerikanë".
Lidhur me akuzën e Zërit të Amerikës, se institucionet e kanë ndihmuar "DH Albania" të fitojë tenderin, Rama u shpreh se kjo media e mori përgjigjen nga institucionet. Në fakt në këtë përgjigje nuk thuhej asgjë, fakt që e detyroi Zërin e Amerikës të kërkonte prova lidhur me pretendimet e qeverisë, por ende nuk ka një përgjigje nga institucionet.
/TPZ.AL/